Maqedoni

Shum vaksina anti-kovid do të hudhen, MSH: Imunizimi mbetet prioritet

07.02.2022 14:56

Shumë doza të vaksinave Pfizer do të asgjësohen deri në fund të muajit për shkak të afatit të skadimit...

Shumë doza të vaksinave Pfizer do të asgjësohen deri në fund të muajit për shkak të afatit të skadimit, kanë bërë të ditur nga Ministria e Shëndetësise. Megjithate nga kjo minsitri thonë se fokusi i tyre vazhdon të jetë te imunizimi i qytetarëve. Ndërkohë nga ky institucion thonë se 113 mijë vaksina të Fajzerit i kanë në rezervë me afat të përdorimit deri në Qershor dhe 60 mijë vaksina të prodhimit të njejtë deri në Korrik. Italia ka donuar  250  mijë vaksina të Fajzerit që duhet të arrijnë këtë javë. Sipas marrëveshjes së Maqedonisë së Veriut me Fajzerin nga muaji Maj deri në Dhjetor duhet të arrijnë 500 mijë vaksina.
 
Ndërkohë vëreher rënie e ineresimit të qytetarëve për tu kaksinuar.
 
“I kam marrë dozën e parë dhe të dytë.”, tha një qytetar.
 
“Njëherë për njëherë se kam menduar të marr dozën e tretë, por ndoshta edhe do ta marr më vonë.”, u shpreh një qytetar.
 
“Nuk do ta marr dozën e tretë të vaksinës.”, tha një qytetare.
 
“Sinqerisht nuk edi vaksinimi është cështje individuale”, u shpreh një qytetare.
 
Nga poliklinika Jane Sandanski thonë se përveç rënies së interesimit të qytetarëve për tu vaksinuar,  po përballen edhe me personel të inefektuar nga Kovid 19. 
 
“Nga dita e premte ka shumë të infektuar nga personeli  shëndetësor  si mjek infermirë dhe nga stafi teknik, dhe në këtë pjesë kam frikë se si do të jetë gjendja dhe shpresoj që këtë javë edhe kjo do të kalojë.”, tha Boro Radevski, poliklinika “Jane Sandanski”. 
 
Me dy dozat e para në vend janë të vaksinuar 41 përqind të qytetarëve  ndërsa dozën e tretë e kanë pranuar 128 mijë persona. Vaksinimi kundër Kovid-19 rekomandohet edhe për shtatzëna. Të gjithë ato që kanë 18 vjet dhe janë më të mëdha se 18 vjet, duke përfshirë edhe ato që janë shtatzëna, të cilat janë gjidhënëse, bëjnë përpjekje që të ngelin shtatzënë ose planifikojnë në të ardhmen, duhet të jenë plotësisht të vaksinuara. 
 
Vaksina mund të mbrojë nga komplikime serioze gjatë Kovid-19, ndërsa nëna e shëndoshë është e rëndëssihme për foshnje të shëndoshë, theksojnë nga Instituti i Shëndetit Publik. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI