Tetovë, 11 Covid pacient në trajtim spitalor
Në Tetovë gjendja me Covid 19 është stabile...

Në Tetovë gjendja me Covid 19 është stabile, thonë nga Spitali Klinik i Tetovës. Sipas tyre numri i personave të hospitalizuar nga Covid 19 është 11-të, të gjithë me oksigjen terapi.
Mjekët bëjnë apel për kujdes, pasi simptomat e infektimit me virus jane të ngjajshme me gripin sezonal.
“Nw Spitalin Klinik në Tetovë të hospitalizuar janë 11 pacientw, të gjithë janë me oksigjen terapi, të cilët kanë edhe sëmundje shoqëruese dhe u vështirëson gjendjen e tyre. Pacientët janë në moshë më të shtyrw mbi 40 vjeç. Ne ju bëjmw thirrje qytetarvë të respektojnw rregullat që rekomandon Ministria e shëndetësisw dhe nga KSI. Simptomat e virusit janë të ngjajshme me të gripit sezonal dhe çdo qytetar që i ka këto simptoma, temperaturw të lartw, kollitje dhe frymwmarje të rwnduar duhet të kërkoj ndihmë në institucionet shëndetësore” – tha Hasan Iljazi nga Covid Qendra nw Tetovw.
Në Spitalin Klinik në Tetovë, për momentin në dispozicion është vetëm reparti i sëmundjeve infektive, por sipas mjekut Iljazi nësë numri i të infektuarve rritet atëher janë në shërbime edhe repartet tjera. (Visar Sadiki, TVM2)
