Oda ekonomike, kompanitë të vendosin për të punuar të dielën

07.02.2022 15:17

Kompanitë duhet të vendosin në mënyrë të pavarur....

Kompanitë duhet të vendosin në mënyrë të pavarur nëse do të "pushojnë" të dielën apo jo, thonë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë. Zgjidhja akutale ligjorë për të dielën ditë jo punë vë në pozitë të pabarabartë shumë kompani, prandaj duhet një zgjidhje ligjore më e përshtatshme.

Në të kundërtën do të arrihet efekt negativ nga ai që ka dashur ligjvënësi, kanë apeluar nga oda Ekonomike.

“Në mesin e veprimtarive që aktualisht lejohen të punojnë të dielave janë lënë jashtë ato më  thelbësore, si sektori  i ndërtimit dhe tregtia,  ku është e nevojshme vazhdimësia në proceset e punës. Shembuj të tillë paralajmërojnë se zgjidhja ligjore për të dielën  ditë jo pune, në vend të qëllimit të ligjvënësit, mund të ketë efekt të kundërt, mbyllje të  kapaciteteve dhe ulje të numrit të vendeve të punës” - thonë nga Oda Ekonomike.

Nga sektori ushqimor thonë se zgjidhja ligjore është diskriminuese për shum sektorë. 

“Për ne nuk është e qartë se prej ku disa sektorë janë të privilegjuar dhe disa të përjashtuar. Cilat ishin kriteret ? Sektori privat në masë të madhë është i befasuar nga kjo zgjidhje ligjore. Në vend të një zgjidhje të  thjeshtë, duke mos rradhitur në mënyrë taksative  veprimtaritë  që do të kenë të drejtë të punojnë të dielën, rezulton në diçka tjetër - një ligj me sektorë të numëruar  që mund të funksionojnë, dhe shumë të tjerë të lënë anash” – tha Orde Gjorgjiovski nga Sektori ushqimor pranë Odës Ekonomike.

Thonë se  zgjidhja më e mirë do të ishte që secila kompani e cila dëshiron të punojë ti mundësohet që nëpërmjet paraqitjës në Inspektoratin e tregut të punojnë, ndërsa punëtorëve tu paguhen mëditje shtesë. Oda ekonomike gjithashtu propozon që të shqyrtohet edhe mënyra në të cilën është definuar shumë shtesa që do të paguhet të dielën për arsye se mund të krijojë dilema gjatë përcaktimit të saj. (Gazmend Kurtishi, TVM2)