Maqedoni

MASH dhe MPB: Pretendimet e hakerëve grek të rreme

07.02.2022 15:33

Një grup hakerësh grekë të vetëquajtur si "Ushtria e Fuqishme Greke" pretendojnë se kanë hakuar Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës...

Një grup hakerësh grekë të vetëquajtur si "Ushtria e Fuqishme Greke" pretendojnë se kanë hakuar Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në Maqedonin e Veriut. Ata gjatë mbrëmjes të së djelës në rrjetet sociale publikuan video inçizime të drejtëpërdrejta të cilët pretendojnë që jenë nga hapësirat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Nga kjo Ministri kanë konfirmuar se ka pasur tentim për sulm hakerë por kategorikisht hedhin poshtë se video inçizimet e publikuara hakerëve grekë janë nga hapësirat e kësaj ministrie. Sigurojnë se të dhënat e nxënësve dhe mësimdhënësve janë të mbrojtura dhe nuk ka nevojë për shqetësime. 
 
“Lajmi që është publikuar në rrjete sociale dhe i cili shumë shpejtë është shpërndarë, nuk është i saktë. Incizimet video nga kamerat e sigurisë të cilat publikohen, nuk janë nga hapësirat e Ministrisë. Apelojmë deri te qytetarët të mos bien pre e spekulimeve dhe të qëndrojnë të qetë sa i takon mbrojtjes së të dhënave personale me të cilat disponojmë për nxënësit, studentët, kuadrin arsimor dhe të ngjashme. Sistemi i MASh është i mbrojtur në mënyrë adekuate”, thuhen në komunikatën e MASh-it.
 
Edhe nga MPB thonë se nuk bëhet fare fjalë për sulm hakerësh ndaj kamerave të sigurisë së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, por ka gjasa thonë linqet e publikuara të jenë pjesë e një virusi kompjuterik i cili mund të shkaktoj shumë problem tjera. U bëjnë thirrje qytetarëve asesi të mos klikojnë mbi këto linqe. 
 
“Sektori për hetimin e krimeve kibernetike dhe forenzikës dixhitale kreu një sërë aktivitetesh për verifikimin e pretendimeve dhe konstatoi se ato ishin të rreme, gjëgjësisht video inçizimet e publikuara nuk ishin të institucionit në fjalë. Postimi i këtij grupi përmban një lidhje për të shkarkuar bazën e të dhënave të supozuar të institucionit, por përmban softuer malicioz i cili mund të infektojnë shumë kompjuterë dhe sisteme kompjuterike dhe të rrezikojnë shumë sisteme të qytetarëve dhe institucioneve të tjera. Për këtë arsyje ne u rekomandojmë të  gjithë qytetarëve të mos klikojnë  në linqet e tyre dhe të mos shkarkojnë mbi bazën e të dhënave të cilët ata supozojnë se janë të MASh-it”, thuhen në komunikatën e MPB-së.
 
Nga MPB ja nuk japin detaje më hollësishme rreth asaj se ndaj sa raste të tilla të hakerave MPB ka vepruar deri tani dhe sa prej tyre janë zbardhur.
 
REXHEP QAMILI