Maqedoni

Kovaçevski për kontestin me Bullgarinë: Kemi qasje të re, shpresojmë drejt zgjidhjes

07.02.2022 15:46

Me Bullgarinë kemi hapur proces të ri të bisedimeve, thotë kryeministri Dimitar Kovaçevski

Me Bullgarinë kemi hapur proces të ri të bisedimeve, thotë kryeministri Dimitar Kovaçevski, sipas të cilët, qasjes së re të takimeve  dypalëshe iu ka parapri takimi me kryeministirn bullgar Petkov dhe seanca e përbashkët ndërqeveritare. Me opinionin thotë se do të ndajnë informacione atëherë kur mes dy ministrive të jashtme do të ketë ndonjë rezultat konkret.
 
“Pres që ata të punojnë  në mënyrë profesionale në bazë të standarteve të marrëdhënieve ndërkombëtare, nga ana e profesionistëve  që kemi në MPJ dhe poashtu vlen edhe për kolegët e tyre nga Bullgaria dhe bisedimet të udhëhiqen nën frymën e vlerave evropiane, duke u respektuar të dyja shtetet si dhe duke u respektuar dinjiteti i qytetarëve në RMV dhe Bullgari. Kur të ketë rezultate në raport të bisedimeve të tyre të cilat  do të jenë të nivelit të pranimit, atëherë normal edhe qeveritë do t’i shqyrtojnë dhe poashtu do t’i ndajmë me opinionin. Sipas procedurave ligjor, e shyrtohen dhe eventualisht miratohen.”, tha kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski.
 
Kovaçevski pohon edhe vazhdimësinë e punës në komisionin e historisë. Ndërkohë, sipas marrëveshjes me Sofjen nga takimi ndërqeveritar, është konkluduar që komisioni multidisiplinar të takohet 4 herë gjatë tre muajve të ardhshëm. Takimi i rradhës i komisionit të historisë do të mbahet në fund të muajit shkurt.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU