Maqedoni

‘Qeveria e Përzhinës’, Kovaçevski: Ndryshimi vetëm me konsenzus

07.02.2022 16:05

Kërkesa e opozitës për zgjedhje të parakohëshme është legjitime por zgjedhje nuk do të ketë deri në vitin 2024...

Kërkesa e opozitës për zgjedhje të parakohëshme është legjitime por zgjedhje nuk do të ketë deri në vitin 2024, thotë kreu i Qeverisë Dimitar Kovaçevski. Ndërkaq, ndryshimi i Ligjit për qeveri, për të shfuqizuar të ashtuquajturën ‘Qeveri të Përzhinës’ duhet të ndodh  me konsensus të gjërë politik, dhe për këtë ka kohë deri në zgjehdjet e regullta, rekomandon Kovaçevski. Deri atëherë, vendi duhet të koncentrohet në përballjen me sfidat që sjell pandemia dhe kriza energjetike, sqaroi ai.
 
“Meqë ‘Qeveria e Përzhinës’ është dakorduar mes katër partive më të mëdha kjo nënkupton se edhe shfuqizimi i saj duhet të bëhet bë mënyrën e njëjtë dhe jo në formë të njëanshme me kërkesë të një partie politike. Veç kësaj kishte edhe deklaratë të një partneri të koalicionit të saj, përkatësisht ASH-ja se ata kanë këndvështrim tjetër sa i përket kësaj çështje. Prandaj duhet të ulen grupet e punës dhe të dakordojnë zgjidhje që do të jetë pjesë e Ligjit për Qeveri dhe që do të vlejë për zgjedhjet e vitit 2024.”, tha kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski.
 
VMRO-DPMNE veç më ka dorëzuar pr/ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Qeveri, i cili planifikohet të jetë në seancë plenare më 10 shkurt, ditën e enjte. 
 
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Kovaçevski: Jemi për një njësi zgjdhore
 
Sa i përket ndryshimit të Kodit Zgjedhor, Kovaçevski përsëriti qëndrimin se LSDM është për një njësi zgjedhore dhe se për këtë po bëjnë konsultime me partnerët e koalicionit. Edhe kjo çështje duhet të zgjidhet me consensus, thotë Kovaçevski.
 
“Me qëllim që të vijmë deri te një Kod Zgjedhor, i cili më së miri do të paraqes angazhimet e partive politike në shtet, kërkesat e qytetarëve dhe i cili do të garantojë garë korrekte zgjedhore dhe rezultate që më së miri do të pasqyrojnë programet e partive politike dhe zërin e qytetarëve.”, tha Kovaçevski. 
 
Qëndrimet e partive politike për numrin e njësive zgjedhore janë të ndryshme. Derisa partnerët më të vegjël të kualicionit me LSDM-në kërkojnë një njësi zgjedhore dhe lsita të hapura pa prag zgjedhor, BDI konsioderon se gjashtë njësi zgjedhore janë zgjidhja me e mirë, Lëvizja Besa propozon tre njësi zgjedhore ndërsa ASH, tetë njësi zgjedhore.
 
SHPËTIM NUREDINI