Maqedoni

Kacarska letër kreut të kuvendit, imediate zgjedhja e 4 gjykatësve të GJK-së

07.02.2022 16:24

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska, përmes një letre dërguar kreut të kuvendit Talat Xhaferi...

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska, përmes një letre  dërguar kreut të kuvendit Talat Xhaferi, ka shprehur shqetësimin për numrin e vogël  të gjykatësve kushtetues me crast ka kërkuar që  kreparlamentari Xhaferi të përdorë autoritetin e tij në Kuvend për zgjedhjen sa në kohë rekorde të 4 gjyqtarëve të rinj kushtetues.
 
Në letrën Kacarska theksoi se funksionimi i Gjykatës Kushtetuese është i vështirë sepse ka vetëm pesë gjyqtarë, ndonëse Kushtetuta parashikon që përbërja e plotë e Gjykatës të jetë me nëntë gjyqtarë.
 
Kryetari i organit më të lartë të drejtësisë pohon se një situatë e tillë ndikon në vendimmarrje kur shpesh ndodh që propozimi të mos marrë shumicën e kërkuar, për çka për momentin 16 çështje nuk mund të vendosen për shkak të shumicës së pamjaftueshme.
 
Kacarska shton se para Gjykatës duhet të shqyrtohen rastet që janë me interes të lartë për shtetin dhe për të cilat duhet të vendoset në përbërje të plotë, gjë që do t'i bënte vendimet më me peshë.
 
“Besoj se jeni të informuar për këtë situatë dhe shpresoj që tashmë po kërkohet një zgjidhje për zgjedhjen e katër gjyqtarëve të rinj kushtetues. Prandaj, ju drejtohem që të ushtroni personalisht autoritetin tuaj si Kryetar i Kuvendit dhe së bashku me kolegët tuaj të zgjidhni gjyqtarët e rinj kushtetues“, ka shkruar Kacarska në letrën drejtuar Xhaferit.
 
Kabineti i kryetarit të kuvendit, faji qëndron te komisioni për zgjedhje dhe emrime 
 
Letrës së kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, I janë përgjigjur nga kabineti i kryeparlamentarit Talat Xhaferi.
 
"Kuvendi, në përputhje me kompetencat e veta është i informuar për skadimin e afatit të gjykatësve kushtetues, respektivisht Kuvendi, me propozim të Komisionit të Zgjedhjeve dhe Emërimeve zgjedh gjykatës kushtetues nga radhët e juristëve të dalluar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Duke e pasur parasysh se bëhet opstrukcion në punën e Komisionit të Zgjedhjeve dhe Emërimeve (nëpërmjet bishtnimit të procedurës dhe zbatimit të metodave të cilat Kryetari i Kuvendit i ka sqaruar para opinionit), propozimet e anëtarëve të Komisionit nuk mund të fitojnë dritë jeshile që të njëjtat të mund të shqyrtohen në seancë plenare të Kuvendit dhe për momentin Kuvendi nuk mund të zgjedhë gjykatës kushtetues dhe të mundësojë funksionimin e papenguar të Gjykatës Kushtetuese", theksojnë nga Kabineti i Kryeparlamentarit Talat Xhaferi.   
   
Gjykata Kushtetuese është organ që mbron kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e vendit. Ai përbëhet nga nëntë gjyqtarë të zgjedhur nga Kuvendi me shumicë votash nga numri i përgjithshëm të deputetëve. Mandati i gjyqtarëve është nëntë vjet pa të drejtë rizgjedhjeje.
 
SANIJE DURAKU