Kovaçevski, do të gjejmë zgjidhje për pagën minimale
Sindikata, punëdhënësit dhe qeveria mblidhen për herë të tretë.....

Sindikata, punëdhënësit dhe qeveria mblidhen për herë të tretë në tentim për të arritur zgjidhje për sa i përket rritjes së pagës minimale në 18.000 denarë. Qeveria jep sinjale për zgjidhje të kësaj çështje.
Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski, i bindur se këtë rradhë do të gjendet zgjidhje e cila do të jetë në anën e punëtorëve, por nuk konkretizoi nëse qeveria do të pranojë që rroga minimale të jetë së paku 18 mijë denarë.
“Do ë gjejmë zgjidhje e cila këtë rradhë do të jetë në anën e punëtorëve, pasi unë në disa raste kam thënë që unë jam në anën e punëtorëve. Jam i mendimit se rrogat duhet vazhdimisht të rriten, megjithatë ato duhet të rriten së pari përmes këtij dialogu, por edhe përmes përmirësimit të proceseve të punës dhe përmirësimit të proceseve operative dhe teknologjike nëpër kompanitë e vendit tonë” - tha Kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
Në dy mbledhjet e kaluara të këshillit socio ekonomik, palët kishin dallime drastike sa i përket kësaj çështje.
Përderisa nga organizata e punëdhënësve cilëson se nuk është momenti i duhur që paga të rritet në 18 mijë denarë pasi ajo do të jetë në dëm të shumë bizneseve në vend. Nga organizata e punëdhësve propozojnë që minimalja të rritet në 16.300 denarë.
LSM, nuk pranojmë pagë minimale më pak se 18 mijë denarë
LSM mbeten në qëndrimin se nuk pranojnë pagë minimale më të ulët se sa 18 mijë denarë, në të kundërtën paralajmrojnë protesta dhe grevë.
“Nëse ende nuk ka zgjidhje për pagën minimale prej 18.000 denarë dhe rritje graduale të pagave të tjera, LSM të enjten, më 10 shkurt 2022, do të dalë para Kuvendit të Maqedonisë dhe do t'i bëjë thirrje anëtarëve që të mbështesin të gjithë deputetët që të votojnë për Propozim ligjin për pagën minimale e propozuar nga LSM, e cila iu dorëzua të gjithëve dhe e cila është pika e 7-të e rendit të ditës të seancës që do të mbahet të enjten, më 10 shkurt 2022 në ora 11:00. Nëse kjo nuk votohet, fillojmë me grevë - bllokada fabrikave, zonave të lira ekonomike, institucioneve, rrugëve etj., sepse fajtor që s’kemi pagë minimale prej 18.000 denarë janë punëdhënësit. I rekomandojmë Qeverisë që me vendosmëri të qëndrojë në anën e punëtorëve”, - theksojnë nga LSM
Sonte përsëri mbledhet këshilli socio ekonomik në të cilën do të kërkohet marrëveshje për pagën minimale. (Ersan Pajaziti, TVM2)
