Maqedoni

Kovid 19, 21 të vdekur 690 të infketuar

07.02.2022 18:00

Ditëve të fundit po shënon rënie numri i të infektuarve me kovid 19 në vend por jo edhe i të vdekurve...

Ditëve të fundit po shënon rënie numri i të infektuarve me kovid 19 në vend por jo edhe i të vdekurve. 
 
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara në janë realizuar 2.790 testime për Kovid-19 me çrast janë regjistruar 690 të infektuar.
 
Nga rastet e reja, 94 janë riinfektime kurse 490 raste janë regjistruar vetëm në Shkup.
 
Janë shëruar 676 pacientë kurse betejën me virusin e kanë humbur 18 persona.
 
Në mënyrë shtesë në regjistrin për persona të vdekur nga Kovid-19 janë regjistruar edhe 3 viktima, që kanë humbur jetën prej 3 deri më 5 shkurt.
 
Numri i rasteve aktive është 12.317, prej të cilëve 650 në Shkup.