“Covid 19”, 251 të infektuar dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit në Shqipëri
07.02.2022 19:41
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë....

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, raportoi këtë të hënë se në 24 orët e fundit janë kryer 1766 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 251 qytetarë.
Nga ana tjetër, për fat të keq nuk e kanë fituar betejën me virusin 7 qytetarë.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 126 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.
Ndërkohë janë shëruar 1246 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 248,882 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
