Maqedoni

Arrihet marrëveshje, paga minimale do të jetë 18 mijë denarë

07.02.2022 21:47

Arrihet marrëveshje mes sindikatit qeverisë dhe punëdhënësve...

Arrihet marrëveshje mes sindikatit qeverisë dhe punëdhënësve, rroga minimale do të rritet në 18 mijë denarë.
 
Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski informoi se paga miniamle prej 18 mijë denarëve do të fillojë tu paguhet qytetarëve nga prilli, kurse me këtë do të përfitojnë rreth 80 mijë qytetarë të vendit, të cilëve do tu rritet rroga për rreth 45 euro. 
 
“Arritëm edhe një marrëveshje të madhe. Të ndryshojmë kriteret në metodologjinë që përcakton pagën minimale në nivel vjetor. Gjithashtu u dakorduam se lartësia e pagës minimale nuk do të mund më të jetë më, më e ulët se sa 50% nga pahga mesatare e publikuar në bazë të ESSH. Me rritjen e pagës minimale në 18 mijë denarë, vlerë kjo që është rritje e dyfisht nga paga minimale në vitin 2016, bëhemi lider në Evropë me lartësinë e ndikimit të pagës minimale në pagën mesatare. Presim që kjo masë të ndikojë pozitivisht edhe te pagat tjera në të gjithë sektorët dhe kështu të zhvillohet standardi jetësor”, u shpreh kryeministri Dimitar Kovaçevski.
 
Nga sindikata u shprehën të kënaqur që më në fund u plotësua kërkesa e tyre. Sipas tyre kjo rritje ishte e paevitueshme duke pasur parasysh që janë rritur pothuajse të gjitha çmimet. Nga sindikatat thanë se lufta e rradhës do të jetë ajo për regres dhe K15 për punëtorët në sektorin publik. 
 
ERSAN PAJAZITI