Maqedoni
Shkup, sanksionohen 265 shoferë, 44 për tejkalim të shpejtësisë
08.02.2022 09:28
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 265 sanksione.
Dyzet e katër sanksione janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, pesëdhjetë e nëntë për mosdhënie të përparësisë së kalimit këmbësorëve, gjashtëmbëdhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, pesëdhjetë e gjashtë sanksione për këmbësorët.
Poashtu janë shqiptuar edhe nëntë gjoba për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, katër sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurisë, gjashtë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë ekuqe) dhe dyzet e tetë gjoba për parkim të automjetit në mënyrë të parregullt.
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët tu përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
