Botë
Protesta e kamionëve zhvendoset në Zelandën e Re: Të hiqet detyrimi për tu vaksinuar
08.02.2022 10:20
Qindra shoferë kamionësh kundër masave anti-covid kanë zbarkuar në kryeqytetin e Zelandës së Re, Uellington....

Qindra shoferë kamionësh kundër masave anti-covid kanë zbarkuar në kryeqytetin e Zelandës së Re, Uellington.
Të frymëzuar nga protesta me kamionë në Kanada, kamionistët shëtitën nëpër rrugët e kryeqytetit dhe ndaluan pranë parlamentit të vendit.
Shoferët e kamionëve kishin stampuar banderola me thirrje pro lirisë dhe heqjes së detyrimit për t’u vaksinuar.
Më shumë se 1000 qytetarë të tjerë iu bashkuan protestës së kamionistëve edhe pse ishin duke ecur në këmbë, ata u ndalën në qendër të kryeqytetit për të dëgjuar fjalën e tyre gjatë protestës.
Një protestues tha se kishte ardhur për të kundërshtuar vaksinimin me detyrim edhe pse i kishte marrë të dyja dozat e vaksinës anti-covid.
