Maqedoni
Trençevska: Gjendja me pandeminë në kopshte është stabile
08.02.2022 10:50
Gjendja me pandeminë në kopshtet e fëmijëve është stabile, këtë e konfirmojnë edhe të dhënat të cilat i marrim në nivel ditor....

“Gjendja me pandeminë në kopshtet e fëmijëve është stabile, këtë e konfirmojnë edhe të dhënat të cilat i marrim në nivel ditor, si dhe pasqyrës në bazë javore. Në javën e fundit janë evidentuar 75 persona të punësuar dhe 24 fëmijë pozitiv në Covid-19, në nivel të shtetit”, informoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Trençevska e cila theksoi se protokollet për mbrojtjen nga pandemia në kopshte respektohen.
Trençevska: Do të hapim 10 kopshte të reja për fëmijët
“Këtë vit po hapim 10 kopshte të reja, të cilat janë në fazën finale, fillon ndërtimi i një kopshti tjetër në Gostivar për 100 fëmijë dhe përmes mjeteve të siguruara nga fondet IPA tashmë janë nënshkruar marrëveshjet për ndërtimin e 2 kopshteve të reja në Tetovë dhe Tearcë. Për këto investime kapitale janë ndarë 196 milionë denarë nga buxheti i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Ne po investojmë në zhvillimin e fëmijërisë së hershme si në zonat urbane ashtu edhe në ato rurale, sepse çdo fëmijë është po aq i rëndësishëm.",- deklaroi ministrja e punës dhe politikës sociale, Jovanka Trençevska.
Zhvillimi i hershëm i fëmijëve është në fokus edhe për Qeverinë edhe për Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Në këtë drejtim, tha Trençevska, Qeveria nga viti 2017 deri më tani, hapi 61 kopshte të reja. Deri në fund të mandatit do të përfshihen 50% e fëmijëve në arsim parashkollor. Ajo u bëri thirrje komunave që të aplikojnë me projektet e tyre për ndërtimin e kopshteve dhe theksoi se çdo komunitet lokal ka të drejtë dhe mundësi të barabartë për të ndërtuar objekte të reja për edukimin parashkollor.
FARIJE DAUTI BAKIJU
