Maqedoni

Qyteti i Shkupit, kallëzim penal kundër Shilegovit dhe Jançevës

08.02.2022 14:05

Qyteti i Shkupit ka ngritur kallëzim penal kundër ish-kryetarit të komunës, Petre Shilegov, dhe ish-kryetares së këshillit, Ljubica Janceva...

Qyteti i Shkupit ka ngritur kallëzim penal kundër ish-kryetarit të komunës, Petre Shilegov, dhe ish-kryetares së këshillit, Ljubica Janceva. Siç informojnë nga Qyteti i Shkupit, ish-kryetarja e Këshillit ka shfrytëzuar para për festat e fundvitit, në një lokal, ndërsa ish-kryetari nga buxheti i Shkupit ka përdorur para për përfitime individuale, duke i shkaktuar dëm buxhetit të Qytetit të Shkupit. 
 
“Ljubica Jançeva në cilësinë e kryetares së Këshillit të Qytetit të Shkupit, duke shfrytëzuar pozitën e saj zyrtare, nga buxheti i Qytetit të Shkupit ka shfrytëzuar mjete për festë në një restorant në Shkup, në kundërshtim me dispozitat ligjore për prokurimin e mallrave dhe shërbimeve dhe në kundërshtim me Ligjin për prokurim publik, ndërsa Petre Shilegov si kryetar i Qytetit të Shkupit, duke shfrytëzuar pozitën dhe kompetencat e tij zyrtare dhe duke i tejkaluar kufijtë e kompetencave të tij zyrtare pa kontratë, në kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik, ka lejuar të shfrytëzojnë dhe paguajnë mjete nga buxheti i Qytetit të Shkupit, me çka kanë shkaktuar dëme në buxhetin e Qytetit të Shkupit.”,- deklaroi këshilltari për marrëdhënie me publikun në Qytetin e Shkupit, Daniel Apostoloski.
 
Për kundërligjshmëritë ka alarmuar edhe Sektori për Çështje Financiare i Qytetit të Shkupit, i cili në një shënim zyrtar ka treguar se bëhet fjalë për shërbime në kundërshtim me ligjin.

SEDAT SELIMI