Maqedoni

“Finance Think”: RMV e humb betejën me investimet e huaja në rajon

08.02.2022 15:30

Potenciali i kufizuar tregtar, shpërndarja e pabarabartë e përfitimeve dhe mospërputhja....

Potenciali i kufizuar tregtar, shpërndarja e pabarabartë e përfitimeve dhe mospërputhja në ndërtimin e strategjive për tërheqjen e investimeve të huaja direkte janë vetëm disa nga rreziqet e Iniciativës së Përbashkët të Tregut Rajonal. Këtë e tregon analiza e fundit e “Finance Think” për sfidat e Iniciativës së përbashkët të Tregut Rajonal nga perspektiva e Maqedonisë së Veriut. Sipas “Finance Think”, Iniciativa  mund të shihet nga dy këndvështrime - si një dhomë pritjeje rajonale për integrimin e vonuar në BE, ose si një rrugë e shpejtë drejt integrimit ekonomik që çon në anëtarësimin në BE.
 
“Maqedonia e Veriut e humb betejën. Në fakt ka një rënie në pjesëmarrjen e investimeve të huaja në rajon edhe pse vetë rajoni gjithnjë e më shumë thith investime të huaja direkte. Kjo është kështu pasi që ka konkurrencë në rajon. Nëse në një vend ka rritje të investimeve të huaja direkte në një vend tjetër duhet të ketë një ulje. Kjo atmosferë konkurruese nuk i përshtatet Maqedonisë së Veriut për momentin. Me rritjen e pjesëmarrjes së investimeve të huaja direkte në Ballkanin Perëndimor, pjesëmarrja e Maqedonisë në pjesëmarrjen e investimeve po zvogëlohet, veçanërisht në katër vitet e fundit.”,- deklaroi Bojan Srbinoski nga “Finance Think”.
 
Lidhur me kriteret relevante për integrimin në BE të secilit prej vendeve të Ballkanit Perëndimor, analiza e “Finance Think” tregon se Plani i Veprimit duhet të shkaktojë përparim në kriteret për një ekonomi tregu funksionale dhe gatishmërinë e ekonomisë së shtetit për t'iu bashkuar tregut të integruar evropian në të ardhmen.  
 
SANIJE DURAKU