Mosfunksionimi i Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, LSDM dhe VMRO ia hedhin fajin njëra-tjetrës
Ndryshimi i forcave politike në kuvend....

Ndryshimi i forcave politike në kuvend dhe zgjedhja e deputetit, Kostadin Kostadinov, për kryetarë komune ka paralizuar funksionimin e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime që drejtohej nga ky deputet. Por, LSDM dhe VMRO-DPMNE hedhin fajin njëra-tjetrës për mosfunksionimin e Komisionit.
LSDM thotë se është VMRO-DPMNE ajo që thirret në shtet ligjorë, megjithatë frenon punën e komisionit dhe si pasojë nuk mund të zgjidhen as anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.
“Besoj se më në fund do të gjendet një zgjidhje dhe se opozita, e cila thotë ka për bazë shtetin ligjor, do ta tejkalojë veten dhe do të lejojë që Komisioni të funksionojë dhe t'i qasemi zgjedhjes së rregullt të gjyqtarëve kushtetues sepse nuk mund të flasim se duam shtet ligjor dhe lejojmë që 9 gjyqtarë të kenë 5 gjyqtarë kushtetues për momentin.”,- tha Snezhana Kalevska Vançeva nga LSDM.
Por, nga VMRO-DPMNE fajin ia hedhin pushtetit. Gordana Siljanovska Davkova nga kjo parti tha se Kuvendi po bllokon punën e organeve shtetërore.
“Nuk besoj se është në leverdi të opozitës të bllokojë. Do të duhet të jetë në pyetje pazari politik apo ndonjë mosmarrëveshje. Mendoj se arsyeja është më e thellë. Arsyeja është rreth personit të një deputeti të Besës. Për fat të keq, Kuvendi po bllokon punën e organeve shtetërore. Gjykata Kushtetuese me pesë gjykatës nuk është Gjykatë Kushtetuese, duhet të ketë nëntë.”,- theksoi Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE.
Anëtari i këtij Komisioni nga radhët e L. “Besa”, Fadil Zendeli, topin ia hedh kreut të kuvendit i cili, sipas tij, ka mundësi që të konvokojë mbledhje të Komisionit.
“Atë e shoh si një shmangie nga përgjegjësia e tyre, të shumicës parlamentare kuptohet për të përballuar problemet reale me një debat të hapur për disa çështje shumë të rëndësishme që duhet të kemi në këtë komision. E gjithë bllokada ndodh për faktin se kryetari i kuvendit i cili sipas rregullores ka mundësi seancë konvokojë seanca të komisioneve por nuk e bën këtë.”,- u shpreh Fadil Zendeli nga L. “Besa”.
Në zgjedhjet e fundit lokale, kryetari i Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, Kostadin Kostadinov, nga radhët e LSDM-së, u zgjodh kryetar komune në Strumicë, ndërsa L. “Besa” kaloi në opozitë. Kjo situatë ka komplikuar funksionimin e këtij Komisioni. (Naim Ramadani, TVM2)
