Maqedoni

Kovid-19, Qeveria: Vendimet për izolim, në ueb faqen e ISHSSH-së

08.02.2022 16:57

Vendimi për izolimin e personave pozitiv me Covid-19 si dhe kontaktet me një person të infektuar do të publikohen në faqen...

Vendimi për izolimin e personave pozitiv me Covid-19 si dhe kontaktet me një person të infektuar do të publikohen në faqen e internetit të Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor dhe në Gazetën Zyrtare.
 
Ky vendim është marrë në seancën e sotme të qeverisë për shkak të rritjes së numrit të qytetarëve të infektuar me Covid-19 dhe uljes së periudhës së izolimit.
 
“Publikimi i të dhënave do të jetë i shpejtë ndërkohë pa mundësi për qasje tek të dhënat personale të qytetarëve, duke u respektuar plotësisht standardet e përcaktuara në bazë të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. Metodologjia e re zvogëlon mundësitë për abuzim në periudhën deri në shpalljen e vendimit dhe në këtë mënyrë zvogëlon rrezikun e rritjes së numrit të rasteve pozitive.”,- thuhet në njoftimin e Qeverisë.
 
Qytetarët do të njoftohen paraprakisht përmes telefonit nga ana e  institucionit ku është kryer testimi, deri në marrjen e vërtetimit për izolim. Nga Qeveria kanë njoftuar se certifikata për vendim të publikuar për izolim mund të lëshohet për nevojat e Prokurorisë Themelore Publike ose organit tjetër publik kompetent  për të inspektuar vendimet e izolimit.
 
Më 26 janar, qeveria reduktoi periudhën e izolimit për pacientët asimptomatikë pozitivë nga 10 në 7 ditë nga data e testimit dhe për rastet e konfirmuara me Covid-19, të cilët do të  izolohen për shtatë ditë nga dita e testimit me mundësi edhe për 3 ditë shtesë në rast të nevojës.