Situata në Ukrainë, “dështoi” me Putinin, Macron mbërrin në Kiev

08.02.2022 18:06

Pas bisedimeve në Moskë me Vladimir Putinin...

Pas bisedimeve në Moskë me Vladimir Putinin, të cilat nuk arritën ndonjë rezultat konkret për zhbllokimin e situatës, presidenti francez, Emmanuel Macron, mbërriti në Kiev.

Sipas Macron, ditët në vijim do të jenë kyçe për situatën e krijuar nga pozicionimi i ushtrisë ruse në afërsi të Ukrainës. Ai rrëfeu se ia bëri të qartë Putinit që krijimi i një arkitekture të re për sigurinë në Evropë, nuk duhet të bëhet duhet anuluar të drejtën e shteteve për t’iu bashkuar NATO-s.

Presidenca franceze pohoi se propozimet e diskutuara përfshijnë një zotim nga Rusia dhe Perëndimi për të mos ndërmarrë veprime të reja ushtarake, për nisjen e një dialogut të ri strategjik dhe përpjekje për të ringjallur procesin e paqes në lindje të Ukrainës.

Kreu i shtetit nuk ka dalë me një premtim të tillë, megjithatë është shprehur se  Moska “do të bëjë gjithçka për të gjetur kompromise që i përshtaten secilit”, duke shtuar se propozimet e bëra nga Macron mund të krijojnë një bazë për të ecur përpara në krizën rreth Ukrainës.

Në Kiev, ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba deklaroi se ndonëse Ukraina mezi i pret takimet me Macronin rreth propozimeve për Putinin, ajo nuk mund të detyrohet të tejkalojë linjat e kuqe.