Digjitalizimi i komunave do të realizohet në tre nivele
Procesi i digjitalizimit të komunave....

Procesi i digjitalizimit të komunave në vend është planifikuar të realizohet në tre nivele, varësisht nga shkalla e zhvillimit të tyre digjital, theksoi ministri i pushtetit lokal. Shtoi se është e patjetërsueshme që procesi të unifikohet dhe realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës si institucion kompetent në këtë fushë.
“Në rrjedhë e sipër është analiza të cilën e bën UNDP-në, kur do të përfundojë skenimi mund të informojmë publikun me analizë të plotë se deri ku janë të gjitha komunat. Tani nuk mund të flas për këtë pasi që jemi në fazë të hulumtimit dhe analizimit të çdo komune në veçanti me mbështetje të UNDP-së.”,- tha ministri i pushtetit lokal, Goran Milevski.
Po punojmë maksimalisht në digjitalizimin e shërbimeve të cilat do t’i ofrohen qytetarëve në komuna, tha drejtoresha e BNJVL-së.
“Bëhet fjalë për sistemin e lejeve për ndërtim të cilin e kemi që nga viti 2013 dhe me të cilin u bëmë vendi i parë në BE dhe i dyti në botë që kemi një shërbim të tillë. Sistemi i dytë elektronik është për menaxhimin me tokat ndërtimore që e bëjnë komunat dhe e treta çështje tjera elektronike.”,- tha drejtoresha ekzekutive e BNJVL-së, Dushica Perishiq.
Pjesëmarrësit vlerësuan se doracaku "Transformimi dixhital në e-komuna" do të jetë përparësi e madhe për qytetarët, kompanitë, organizatat për kursimin e kohës, financave dhe para së gjithash kthimin e besimit te institucionet. (Leunora Kaliqi, TVM2)
