Parashikimi i motit
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot me vranësira....

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot me vranësira. Në orët e hershme të mëngjesit dhe orët e pasdites në rajonin verilindor dhe lindor do të bie borë e lehtë. Pasdite përgjatë Vardarit do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Deri në fund të ditës vranësirat do të ulen.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -7°C deri në 3°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 5°C deri në 13°C.
Edhe në Shkup moti do të jetë i njëjtë, kryesisht me vranësira të cilat nga fundi i ditës do të zvogëlohen. Temperatura minimale do të ulet deri në -2°C ndërsa maksimalja do të arrijë në 8°C.
