Maqedoni
Kontrolle të shtuara në trafik, MPB shqipton mbi 300 gjoba në Shkup
09.02.2022 09:27
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara...

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 303 gjoba, prej të cilave njëqind e pesëdhjetë e gjashtë për këmbësorët, pesëdhjetë e tre sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, tridhjetë e katër sanksione për drejtimin e automjetit në gjendje të dehur.
Sipas MPB-së, janë shqiptuar edhe tetë masa për automjete në gjendje jo të rregullt teknike dhe të paregjistruara, katër kundërvajtje për shoferë fillestarë, tri masa për mosdhënie të përparësisë së kalimit këmbësorëve dhe pesëdhjetë e tetë gjoba për parkim në mënyrë të parregullt të automjeteve.
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
