Botë
Shpërthime në Abu Dhabi, panik në qytet, rrugët mbushen me policë e autoambulanca
09.02.2022 11:21
Dy shpërthime të fuqishme kanë shkundur Abu Dhabin....

Dy shpërthime të fuqishme kanë shkundur Abu Dhabin. Njësi të shumta të policisë dhe ekipe të shpëtimit janë parë në qendër të qytetit - duke bërë që të mbyllen shumë rrugë.
Sipas informatave jozyrtare, shpërthimi i parë është dëgjuar duke ardhur nga një qendër tregtare. E një prej shpërthimeve është filmuar me kamerë amatore dhe atë nga kulmi i një hoteli. Madje qytetarë të shumtë të pushtuar nga paniku, po besojnë se mund të jetë sulm me raketë apo dron kamikaz. Video shfaqin policinë dhe veturat e ndihmës së shpejtë, duke lëvizur në drejtim të vendeve ku kanë ndodhur shpërthimet.
Deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar, se çfarë mund të ketë shkaktuar shpërthimet apo nëse ka të lënduar.
