Rritja e pagës minimale, SPAOGJ: Do të sjellë në kolaps sistemin e pagave
Sindikata e Punëtorëve nga Administrata, Organet Gjyqësore dhe Shoqatat e Qytetarëve, alarmon se rritja e pagës minimale...

Sindikata e Punëtorëve nga Administrata, Organet Gjyqësore dhe Shoqatat e Qytetarëve, alarmon se rritja e pagës minimale, pa rritur gradualisht edhe pagat e tjera, do të sjellë në kolaps sistemin e pagave në administratë dhe gjyqësor.
Sipas tyre, me vlerën e re të pagës minimale, një grup i tërë i të punësuarve në administrate të cilët deri tani paguheshin pak mbi pagën minimale, tani të marrin vetëm pagë minimale e me këtë vendim rritet nga 13,8 në gati 18 % edhe përqindja e të punësuarve të cilët marrin pagë minimale në nivel shtetëror.
Kërkojnë ndryshime ligjore që marrin për bazë pagat e minimumit në administratë dhe gjyqësor. Përndryshe, paralajmërojnë të aktivizojnë vendimin e nëntorit për protesta apo greve.
“Nëse Qeveria, do i respektonte ligjet e saj dhe do të bënte harmonizim të pagave me rritjen e pagës minimale, siç është paraparë në nenin 8 të Ligjit për Pagën Minimale, asnjëherë nuk do të arrinim në një situatë të tillë... Nëse nuk zbatohet një rritje graduale e pagave, do të ndodhë që të punësuarit nga nivelet më të ulëta t’i kalojnë të punësuarit nga nivelet e larta, ose të punësuarit me arsim të mesëm t’i kalojnë të punësuarit me arsim të lartë.”,- theksoi kryetari i Sindikatës së PAOGJSh-së, Trpe Deanovski. (Ersan Pajaziti, TVM2)
