Maqedoni
DAP dhe ARS: Ulen tatimet për ndërmarrjet që ndihmojnë sportin
09.02.2022 14:46
Rritet numri i ndërmarrjeve që mbështesin sportistët dhe inkuadrohen në zhvillimin e sportit....

Rritet numri i ndërmarrjeve që mbështesin sportistët dhe inkuadrohen në zhvillimin e sportit. Nga DAP thonë se për ndërmarrjet që japin mjete për subjektet sportive do të ulet tatimi i fitimit. Koncepti i sistemit të vauçerëve jep rezultate, madje edhe në kohën e krizës shëndetësore globale, thonë nga DAP.
“DAP kompanive iu mundëson mënyrë të shpejtë për të shfrytëzuar këtë masë. Bazuar në vauçerët e dhënë nga Agjencia për Rini dhe Sport, ndërmarrjes shfrytëzuese e cila donon në fushën e sportit do t'i zvogëlohet tatimi i fitimit. Vetë të dhënat dëshmojnë rezultatet dhe efektet e shkëlqyera të sistemit vauçer. Procedura e donacionit është përcaktuara me rregullore dhe zhvillohet tërësisht në mënyrë elektronike përmes sistemit të DAP-it dhe tatimit, gjithashtu mundëson barazi dhe transparencë.”,- deklaroi drejtoresha e DAP-it, Sanja Likarevska.
Mbështetja është e një rëndësie të veçantë për sportistët, klubet dhe federatat, thonë nga Agjencia për Rini dhe Sport.
“Përmes këtij sistemi sportistët, klubet dhe federatat kanë partnerë të sigurt për financimin e programeve të tyre. Kjo është e një rëndësie të veçantë për përparim dhe zhvillimin e tyre personal. Gjithashtu mundëson krijimin e kushteve më të mira për sportistët dhe arritjen e rezultateve të shkëlqyera sportive.”,- u shpreh drejtori i ARS-së, Naumçe Mojsovski.
Vitin e kaluar 601 kompani shpërndanë mbi 400 milionë denarë për 689 subjekte sportive në bazë të vauçerëve sportiv. Aktualisht ndërmarrjet financojnë 174 sportistë, 46 federata dhe 660 klube sportive.
FARIJE DAUTI BAKIJU
