Fitore të sigurta për Chelsea, City dhe United

26.12.2014 18:17

Chelsea e ka demonstruar fuqinë edhe gjatë ditës së sotme, duke e mposhtur pa probleme në derbin e Londrës, Uest Hamin në Stamford Bridge me rezultatin 2-0....

Vendasit ishin dominant nga fillimi i takimit, ku në formacion sulmin e udhëhoqi nga minuta e parë, Diego Kosta. Në minutën e 31-të ishte John Terry ai që realizoi për 1-0 dhe epërsinë e vendasve.

Në pjesën e dytë vazhdoi dominimi i Chelseat dhe goli tjetër erdhi në minutën e 62-të nga askush tjetër, pos Diego Costas. Me këtë fitore, Chelsea ka vazhduar kryesimin në Premier League, me 45 pikë të tubuara deri më tani, tri më shumë se City, që në cilësinë e mysafirit mundi Uest Bromviçin me 3-1.

Qytetarët, e nisën takimin për mrekulli dhe që pas 13 minutash lojë, kishin avantazh prej 2-0, fal golave të Fernandos dhe atij të Jaja Tures nga penalltia. Momenti tjetër I bukur, ndodhi në minutën e 34-të, kur kësaj rradhe në listën e golashënuesve për mysafirët u regjistrua edhe David Sillva. Në pjesën e dytë, goli I vetëm erdhi nga vendasit, përmes Braunit.

Nga ana tjetër, Unitedi, pas barazimit ndaj Aston Villës, I është kthyer fitoreve, duke e mundur me rezultatin identik Njukasëllin në Old Traford, fal paraqitjes së shkëlqyeshme të Uejn Runit. Kapiteni, në minutën e 23-të përfundoi me sukses aksionin fantastik të dyshes Di Maria-Falkao, ndërsa golin e dytë e regjistroi 13 minuta më pas, kësaj rradhe në asist të Matas.

Në pjesën e dytë, në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Van Persi, në minutën e 53-të, tani me asistin e bukur të Runit. Golin e nderit për mysafirët e shënoi Sise nga penalltia. Me këtë fitore, djajtë e kuq mbajnë hapin me dy skuadrat kryesuese dhe tani janë në kuotën e 35 pikëve, shtatë më pak se City dhe dhjetë se lideri Chelsea. (Mustafa Ademi, TVM2)