Rritja e pagës minimale, SAShK: Urgjentisht të harmonizohen pagat

09.02.2022 18:30

Ligji për Pagën Minimale....

Ligji për Pagën Minimale është dorëzuar tashmë në Kuvend, e nesër do të jetë për diskutim para deputetëve.

Para diskutimit, sindikatat  kërkojnë korrigjim gradual të të gjitha pagave, duke e cilësuar zgjidhjen aktuale si marketing politik që do të sjellë probleme për të gjithë.

Sindikata e Arsimit dhe Shkencës thotë se duhet të negociohet urgjentisht për harmonizimin e pagave tjera. Sipas SASHK-ut, vendimi kënaq vetëm 13,7% të punëtorëve, e më keq do jetë në sektorin e arsimit.

Me këtë vendim në çerdhe dhjetë kategori të ndryshme pune, me pikë të ndryshme, do të marrin të njëjtën pagë.

Pra, që nga personeli teknik e mirëmbajtësi i higjienës, e deri te kujdestari, pagesat do të jenë të njëjta.

Nga atje vlerësojnë se ky vendim është një shembull klasik i kolapsit të sistemit të pagesave, mosrespektimit të ligjeve dhe marrëveshjeve kolektive.

Nëse negociatat për harmonizimin e pagave me marrëveshjet kolektive nuk fillojnë menjëherë, SAShK nuk përjashton  aktivitete radikale sindikaliste.