Pushteti lokal, krerët e komunave përplasën LSDM-në dhe VMRO-në
Puna e krerëve të komunave....

Puna e krerëve të komunave ka përplasur pushtetin dhe opozitën. Sipas LSDM-së, kryetarët nga radhët e VMRO-DPMNE-së janë treguar të paaftë të cilat nuk janë në gjendje të paguajnë as faturat.
Kryetarja e qytetit të Shkupit Danela Arsovska përveç që nuk i ka realizuar projektet e veta ajo nuk i ka realizuar edhe ato që i ka trashëguara. Njëri nga këto projekte është rruga “Eseninova”, theksojnë në LSDM.
“Kjo rrugë e komunikacionit është e rëndësishme për qytetarët e komunës Kisella Vodë, Aerodrom dhe Qendër sepse lidhet me bulevardet "Boris Trajkovski" dhe "Brigada e Tretë Maqedonase. Ndërtimi i kësaj rruge do të reduktojë ndjeshëm bllokimet e trafikut në këtë pjesë të qytetit, si dhe do të reduktojë kohën e udhëtimit ndërmjet këtyre komunave. Arsovska, si kryetarët e tjerë nga VMRO-DPMNE, punon për interesat e veta dhe partiake, në dëm të interesave të qytetit dhe qytetarëve.”,- tha Liljana Bozhinovska nga LSDM.
Por nga VMRO-DPMNE akuzojnë se kryetarët e LSDM-së kishin një sistem të ndërtuar të tenderëve të dyshimtë. Sipas tyre me tenderin për ndërtimin e ndriçimit publik në vitin 2021, komuna e Butelit ka manipuluar me çmimin e produkteve. Produktet që janë blerë në sasi të mëdha kanë pasur çmime të majme, të pasuara nga produkte që kanë kushtuar shumë lirë nëpërmjet të cilave është eliminuar konkurrenca.
“Kemi një çmim jashtëzakonisht të lartë, pasuar nga nëntë deri në dhjetë produkte që kanë një çmim të parëndësishëm prej 1,81 denarë. Në atë mënyrë abuzohet me kriterin për çmimin më të ulët sepse fitues i tenderit është kompania me të cilën këto çmime të parëndësishme praktikisht e kanë ndjekur konkurrencën. Pyetja është se si dhe pse kryetari i bashkisë i ka shmangur produktet me çmimin më të ulët.”,- u shpreh Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE.
Përballë këtyre diferencave në çmime për produkte me specifika të ngjashme, ekziston dyshimi i arsyeshëm se ato më të shtrenjtat kanë qenë gjithmonë të preferuara për prokurim, theksojnë nga VMRO-DPMNE. (Naim Ramadani, TVM2)
