U kthye nga Gjermania, thotë se në RMV jetohet me 18 000 denarë
Derisa të anketuarit tanë sot thonë se me 18 mijë denarë nuk jetohet....

Derisa të anketuarit tanë sot thonë se me 18 mijë denarë nuk jetohet, një rrobaqepës i përzgjedhur për të falënderuar kryeministrin Kovaçevski, thotë se 18 mijë denarë jo vetëm që mjaftojnë për të jetuar një muaj, por madje me to mund të bësh një jetë modeste më të mirë edhe se në Gjermani.
Thotë se u kthye në vend nga mërgimi pas 18 vjetësh, pikërisht sepse këtu jetohet më mirë me 300 euro.
“Jam i kënaqur, kam punuar 18 vjet në Gjermani dhe jam kthyer, fati më ka sjellë në këtë kompani para 8 vitesh, kushtet janë të njëjta si në Gjermani. Unë shoh të rinj thonë se shkojmë në Gjermani, por jeta atje nuk është siç e mendojmë ne. Jam i kënaqur me pagën minimale falë kryeministrit që gjeti një kompromis me sindikatat dhe punëdhënësit. Atë natë e falënderova shumë kryeministrin për kompromisin. 18 mijë nuk janë shumë por për një jetë modeste, mendoj se rrogat do të vazhdojnë të rriten nëse punojmë më shumë. Faleminderit media faleminderit kryeministër.”,- deklaroi rrobaqepësi, Poliko Avdiu.
