Botë
Covid 19 në Shqipëri: 700 qytetarë të infektuar, 6 humbje jete në 24 orët e fundit
09.02.2022 20:15
Në 24 orët e fundit, janë kryer 3025 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19...

Në 24 orët e fundit, janë kryer 3025 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 700 qytetarë, në këto bashki:
277 në Tiranë, 47 në Shkodër, 42 në Durrës, 34 në Vlorë, 30 në Berat, 27 në Fier, nga 23 qytetarë në Gjirokastër, Sarandë, 18 në Korçë, 15 në Lushnje, 14 në Elbasan, 11 në Kuçovë, 10 në Lezhë, nga 9 qytetarë në Kavajë, Tepelenë, nga 7 qytetarë në Peqin, Pogradec, Kamëz, 6 në Poliçan, nga 5 qytetarë në Prrenjas, Përmet, Delvinë, Mallakastër, Kukës, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Mirditë, Kurbin, Vorë, Memaliaj, Devoll, Gramsh, 3 në Divjakë, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Pukë, Has, Tropojë, Rrogozhinë, Mat, Himarë, Kolonjë, Librazhd, nga 1 qytetar në Belsh, Cerrik, Skrapar, Dimal, Patos, Roskovec, Bulqizë, Dibër, Krujë, Shijak.
Janë 11,540 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Korça 48 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 66-71 vjeç, një qytetare nga Vlora 71 vjeçe, një qytetare nga Durrësi 78 vjeçe, një qytetar nga Elbasani 84 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 1048 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 251,477 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (09 Shkurt 2022): Raste të reja ditore 700; Të shëruar në 24 orë 1048; Të shtruar në spitale 123; Humbje jete në 24 orë 6; Testime ditore 3025; Testime totale 1,701,905; Raste pozitive 266,416; Raste të shëruara 251,477; Raste Aktive 11,540; Humbje jete 3,399
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 4301; Fier 1497; Shkodër 1088; Vlorë 922; Gjirokastër 837; Elbasan 768; Berat 637; Lezhë 477; Korçë 399; Durrës 295; Kukës 243; Dibër 76./Top Channel
