Maqedoni
Meteorologët parashikojnë reshje bore gjatë vikendit
27.12.2014 14:34
Moti sot do të jetë me diell, por i ftohtë për shkak të shtresës së borës që ka rënë në pjesën më të madhe t vendit...

Meteorologët parashikojnë gjithashtu se gjatë vikendit Ballkani do të përfshihet nga reshje të fuqishme të borës
Temperaturat e ditës do të sillen në mëngjes nga -1 gradë deri në 3 gradë dhe ato ditës nga 6 deri në 14 gradë Celsius.
Komunikacioni në të gjitha rrugët e tjera shtetërore në Maqedoni zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë kryesisht të lagështa.
Në Mavrovë, Gostivar dhe Z.P. Kula ka rreshje të borës e cila nuk paraqet problem për zhvillimin e komunikacionit. Borë e dobët bie në Krushevë, Vukovo, Kodra e Diellit, Kriva Pallanka Pletvar, Presekë dhe Pavleshenci.
Për shkak të temperaturave të ulëta të mëngjesit, në disa vende malore mund të parqitet ngricë.
