Maqedoni
Shkup, sanksionohen 246 shoferë, 71 për mosdhënie përparësise këmbësorëve
10.02.2022 09:27
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 246 sanksione.
Gjashtëdhjetë e pesë sanksione janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, shtatëdhjetë e një gjobë për mosdhënie të përparësisë së kalimit këmbësorëve, shtatëmbëdhjetë gjoba për drejtimin e automjetit pa patentë shofer.
Poashtu janë shqiptuar edhe nëntë sanksione për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, pesë sanksione për automjete të paregjistruara, gjashtë sanksione për drejtimin e automjetit në gjendje të dehur, katër sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe) dhe gjashtëdhjetë e një gjobë për parkim në mënyrë të parregullt të automjeteve.
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
