Botë

IN MEMORIAM, ndërroi jetë ish diplomati, Eduard Kukan

10.02.2022 11:18

Ish-politikani dhe diplomati sllovak, Eduard Kukan, ka vdekur në moshën 82-vjeçare...

Ish-politikani dhe diplomati sllovak, Eduard Kukan, ka vdekur në moshën 82-vjeçare, tha sot zëdhënësja e Universitetit Comenius në Bratislavë, Lenka Miller, raportojnë mediat sllovake.
 
Në vitin 1999, Kukan u emërua i dërguari special i OKB-së për Kosovën. Nga viti 2009 deri në vitin 2019 ka qenë deputet i Parlamentit Evropian. Ai ishte gjithashtu një nga ndërmjetësit e PE në dialogun ndërpartiak në Serbi.