Botë

Zelandë e Re, vazhdojnë protestat kundër masave anti-Covid

10.02.2022 11:44

Protestat kundër masave anti-Covid vazhdojnë në Zelandën e Re, për të tretën ditë radhazi.....

Protestat kundër masave anti-Covid vazhdojnë në Zelandën e Re, për të tretën ditë radhazi.

Rreth 50 persona janë arrestuar  pas përplasjeve të shumta mes protestueseve dhe policisë. Forcat e rendit ndërhynë për të shpërndarë tubimin dhe kampin e improvizuar që ishte ngritur pranë parlamentit. Protesta filloi të martën, në vazhdën e protestave të  kamionistëve kanadezë që filloi në janar, kundër vaksinimit të detyrueshëm të Covid-19. Në Zelandën e Re, qindra kamionë bllokuan distriktin Wellington të Parlamentit të martën. Shumica e automjeteve u larguan pas 24 orësh.

Zelanda e Re e ka bërë të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid-19 për personelin shëndetësor, ligj-zbatues dhe arsimor. Sipas kryeministres, Jacinda Ardern, 96% e Zelandës së Re është vaksinuar kundër Covid.