Maqedoni

Ndalesë për kamionë në Strazhë

27.12.2014 14:39

Prej orës 18 sonte është vendosur regjimi kohor i komunikacionit me ndalesa për qarkullimin e automjeteve të ngarkuara në aksin malor Strazhë ku ka borë nëpër rrugë...

Për shkak të mjegullës, dukshmëria në aksin rrugor Negotinë - Demir Kapi është zvogëluar në 50 deri në 100 metra.
 
Komunikacioni në të gjitha rrugët e tjera shtetërore në Maqedoni zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Në Mavrovë, Gostivar dhe Z.P.
 
Kula ka rreshje të borës e cila nuk paraqet problem për zhvillimin e komunikacionit. Borë e dobët bie në Krushevë, Vukovo, Kodra e Diellit, Kriva Pallanka Pletvar, Presekë dhe Pavleshenci.
 
Për shkak të temperaturave të ulëta të mëngjesit, në disa vende malore mund të parqitet ngricë. 
 
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.
 
Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut./mia