Maqedoni
Boçkarski dhe Milevski në Sofje, të premten nis linja e parë ajrore Shkup-Sofje
10.02.2022 14:22
Vazhdon të intensifikohet dialogu mes grupeve punuese të Maqedonia së Veriut dhe Bullgarisë.....

Vazhdon të intensifikohet dialogu mes grupeve punuese të Maqedonia së Veriut dhe Bullgarisë me qëllim të rikthimit të besimit, por edhe tejkalimin e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve. Për këtë qëllim ministri i transportit dhe lidhjeve, Bllagoja Boçvarski, dhe ai i pushtetit lokale, Goran Milevski, kanë udhëtuar në Sofje, ku me homologët e tyre, si pjesë e grupeve të punës, do të punojnë në avancimin e raporteve mes dy shteteve. Temat që po diskutojnë pjesëmarrësit kanë të bëjnë me avancimin e transportit, lidhjen infrastrukturore mes dy vendeve, energjetikën si dhe politikën rajonale. Si hap i parë konkret në këtë drejtim është vendosja e linjës ajrore Sofje– Shkup.
“Këtë që po e bëjmë ka për qëllim përmirësimin e komunikimit, lidhjet mes qytetarëve, komunave, por edhe ekonomisë mes dy shteteve. Kështu të mund të ofrojmë më shumë mundësi për qytetarët. Nesër do të kthehemi me fluturimin Shkup-Sofje dhe atje do të diskutohet për temë e transportit ajror, mundësitë për lidhjen e ardhshme me linjën ajrore Sofje-Shkup dhe natyrisht do të flitet për një destinacion tjetër të tretë. Këto janë çështje që konkretisht janë të drejtuara drejt ardhmërisë dhe jetës më të mirë për qytetarët.”,- tha ministri i transportit dhe lidhjeve, Bllagoja Boçvarski.
Me fluturimin e parë në Shkup do të vijë delegacioni maqedonas dhe Bullgarë i kryesuar nga ministri i transportit, Blagoj Boçvarski, dhe homologu i tij bullgar, si dhe operatorë turistikë nga të dy vendet. Aktivitetet do të vazhdojnë me një takim në Klubin e deputetëve, ku duhet të shqyrtohen mundësitë dhe të përcaktohen detajet për trafikun e ardhshëm të linjës ajrore, i cili sipas njoftimeve do të jetë i rregullt nga muaji i ardhshëm. Në të njëjtën kohë duhet të përcaktohen paketa turistike që do të ndihmojnë në rritjen e numrit të vizitave të ndërsjella të turistëve nga të dy vendet. Në pjesën e vetëqeverisjes lokale po bisedohet për aplikimin e komunave të të dy shteteve për shfrytëzim më të madh të IPA fondeve informon ministri Milevski.
“Po i intensifikojmë bashkëpunimet se si ata me kohë t’i përgatisin projektet e ardhshme për vitin 2021-2027 në programin për bashkëpunim ndërkufitar. Që të mundemi maksimalisht të shfrytëzojmë fondet që i kemi në dispozicion nga BE.”,- theksoi ministri i vetëqeverisjes lokale, Goran Milevski.
Nga pala bullgare me premtim se do të intensifikohen aktivitetet për hapjen e pikës kufitare Klepalo.
“Shpresojë se të gjitha këto takime do të kontribuojnë për zhvillim të projekteve për pikën kufitare Klepalo ku ne jemi aktivizuar dhe me këtë do të realizohet bashkëpunim më i madh mes sektorit të biznesmenëve dhe qytetarëve.”, tha ministri i Zhvillimit rajonal dhe punëve publike të Bullgarisë, Grozdan Karaxhov.
Të dyja qeveritë kanë formuar katër grupe të reja pune - për ekonominë , infrastrukturën, për integrimin evropian dhe për politikat e gjelbra dhe kulturë, shkencë dhe arsimi. Çështjet historike do të shqyrtohen nga Komisioni i përbashkët tashmë ekzistues maqedonas-bullgar për çështje historike dhe arsimore. Është planifikuar që çdo javë të mbahet një takim me njërin prej këtyre grupeve, ku secili në sferën e tij do të kontribuojë në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
SANIJE DURAKU
