Maqedoni
Mjekët: Interesim i ulët i qytetarëve për t’u vaksinuar
10.02.2022 15:34
Interesimi i qytetarëve të vendit për t’u vaksinuar aktualisht është i ulët....

Interesimi i qytetarëve të vendit për t’u vaksinuar aktualisht është i ulët. Në punktin në Poliklinikën “Bukuresht” më herët realizoheshin rreth 1600 vaksinime në ditë, ndërsa aktualisht realizohen rreth 300 edhe atë kryesisht pensionistë që e marrin dozën e tretë dhe studentë të cilët marrin vaksinën e parë që u nevojitet për studime dhe udhëtime jashtë vendit.
“Kemi numër më të vogël qytetarësh, numrat sillen 200 deri në 300 në bazë ditore, kryesisht për dozën e tretë dhe dozën e parë.”,- tha një mjeke.
Sipas profesorit Panovski, përqindja e ulët prej 41% e qytetarëve të vaksinuar është mes tjerash edhe për shkak të mos promovimit të mjaftueshëm të vaksinimit nga ana e personave kompetentë dhe me argumente shkencore.
“Në heshtje është pranuar disfata në kuptimin se vaksina nuk mbron nga përhapja e virusit, edhe i vaksinuari edh i pavaksinuari e përhapin njëjtë virusin. Kjo është shkencë. I vaksinuari e kalon sëmundjen më lehtë, shkaktohen më pak raste të vdekjes, që te ne edhe nuk mund të thuhet por në botë ka të dhëna të tilla. Certifikatat ishin metodë për vaksinim të detyruar.”,- theksoi mikrobiologu, Nikolla Panovski.
Mikrobiologu Panovski propozon heqjen e certifikatave të vaksinimit pasi sipas tij nuk kanë arsyeshmëri mjekësore. Deri në fund të muajit rreth 300 mijë vaksina të Fajzer do të duhet të shkatërrohen për shkak të skadimit të afatit.
VLORA LATIFI TOPOJANI
