Maqedoni

Kuvendi hedh poshtë pr/ ligjin për qeveri, Micevski: Ligji aktual s’është funksional

10.02.2022 15:56

Dështoi nisma e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së për të ndryshuar Ligjin për Qeveri dhe abrogimin e qeverisë kalimtare...

Dështoi nisma e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së për të ndryshuar Ligjin për Qeveri dhe abrogimin e qeverisë kalimtare, 100 ditë para zgjedhjeve. Propozim ligji gjeti përkrahjen e vetëm 33 deputetëve ndërkaq e kundërshtuan 55 të tjerë.
 
“Mosfunksionalitetin e kësaj zgjidhje ligjore patëm mundësi ta shohim disa herë. Kjo është diskutuar në një nga takimet e partive më të mëdha politike. E dimë që ligji është miratuar me konsensus dhe konsiderojmë se konform asaj që është diskutuar, ai mund të tërhiqet dhe të rikthehet Ligji për Qeveri dhe funksionimi i Qeverisë, si në periudhë parazgjedhore, gjatë zgjedhjeve dhe pas tyre.”,- deklaroi koordinatori i GP të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski.
 
Xhaferi: Ndryshimi vetëm me konsensus
 
Deputeti i BDI-së, njëkohësisht kryetar i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili votoi kundër Ligjit për Qeveri edhe pse ka bindjen se është ligj antikushtetues, tha se ky ligj mund të ndryshohet vetëm me konsensus politik, ashtu siç është miratuar.
 
“Nuk e mbështeta ligjin për Qeveri sepse një vit janë bërë bisedime partiake për të dalë prej krizës politike dhe nga Përzhinoja në 8 në mëngjes, më 15 korrik na erdhi pr/ligji. Ai ligj është ligj konsensual dhe në mënyrë konsensuale do të përshtrohet në Kuvend, atëherë kur do ta nënshkruajnë të katër koordinatorët e grupeve parlamentare më të mëdha.”,- tha kryetar i Kuvendit Talat Xhaferi.
 
Dispozitat për të ashtuquajturën Qeveri kalimtare, 100 ditë para zgjedhjeve, burojnë nga marrëveshja politike e Përzhinës, e cila zgjidhi krizën politike të kohës, dhe u miratuan para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të vitit 2016.         
 
SHPËTIM NUREDINI