Maqedoni
Bisedimeve me Bullgarinë, Mickovski: Nuk do ta tradhtoja Goce Dellçevin
10.02.2022 16:17
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski, thotë se nëse do të ishte kryeministër nuk do të pranonte ndryshimin e kushtetutës....

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski, thotë se nëse do të ishte kryeministër nuk do të pranonte ndryshimin e kushtetutës për të ndryshuar identitetin si kusht për inkuadrim në NATO dhe BE. Ai tha se nuk është tregtar dhe nuk e bën politikën për para por e do popullin e tij dhe qytetarët e vendit.
“Jo nuk do ta bëja këtë tradhti, që dikush tjetër e bëri. Nuk do ta tradhtoj Goce Dellçevin dhe idealet e ilindenasve, për karrige dhe para.”,- tha Mickovski.
Mickoski thotë se është i gatshëm të diskutojë për ardhmërinë, për ardhmërinë e inteligjencës artificial, ekonominë e mirë, ambient të shëndoshë jetësorë dhe për diplomaci të vërtetë.
LSDM: çfarë bisedoi Mickovski me kryeministrin bullgar?
Por, nga LSDM vlerësojnë se Hristian Mickovski nuk ka kapacitet burrështetasi.
“VMRO-DPMNE kishte ftesë të inkuadrojë përfaqësues të sajë në pesë grupet e punës me Bullgarinë, por ata publikisht refuzuan të marrin pjesë. Në vend të përfshirjes në procese të rëndësishme në interes të qytetarëve tanë dhe shtetit, si dhe aktivisht të kontribuojnë në kërkimin e zgjidhje për çështjet e hapura Mickovski dhe VMRO-DPMNE kanë zgjedhur të rrinë anash.”,- theksojnë nga LSDM.
Nga partia në pushtet njëherit e pyesin kreun e opozitës se çfarë i ka thënë kryeministrit bullgar Petkov gjatë takimit në Shkup. Këtë ia ka borxh opinionit, pasi siç thonë nga LSDM Mickovski ndryshe flet në opinion e ndryshe në takime zyrtare.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
