Botë

Kovid-19, disa vende zbusin masat anti Kovid

10.02.2022 16:46

Qytetarët prej tre ditësh protestuan në Velington kundër masave anti Kovid dhe vaksinimit të detyrueshëm....

Qytetarët prej tre ditësh protestuan në Velington kundër masave anti Kovid dhe vaksinimit të detyrueshëm. Protestuesit kanë kundërshtuar kufizimet që përfshijnë e dhe izolimin prej dhjet ditësh, si dhe vaksinimin e detyrueshëm për disa kategorive të qytetarëve. 
 
Ndërkohë, disa vende evropianë kanë paralajmëruar zbutjen apo heqjen e masave anti Kovid. Kryeministri britanik, Boris Johnson, planifikoi sot do të hiqen të gjitha kufizimet e virusit korona në Angli më 21 shkurt kur do të hiqet edhe karantina për ata që rezultojnë pozitivë.
 
“Duke pasur parasysh tendencat aktuale inkurajuese nga të dhënat, unë pres që ne do të mund t’i japim fund kufizimeve të brendshme, përfshirë kërkesën për t’u izoluar nëse rezultoni pozitiv.”, tha kryeministri britanik para deputetëve. 
 
Ndërkaq në Francë, është paralajmëruar se në fund të marsit dhe fillim të prillit, mund të ketë një situatë epidemiologjike që lejon eliminimin e pasaportës së vaksinimit.  
 
Në Itali janë zbutur masat por mbetet obligimi për mbajtën e maskave në ambientet e brendshme. 
 
Edhe në SHBA është paralajmëruar se kufizimet e virusit mund të përfundojnë së shpejti. Guvernatorja e shtetit të Nju Jorkut, ka paralajmëruar se do të shpallë heqjen e detyrimit për përdorimin e maskave dhe dhe kërkesën e vaksinës për të hyrë në ambiente të mbyllura. Vendimi vjen në një kohë kur infeksionet që lidhen me variantin Omicron të Covid 19 kanë filluar të bien ndjeshëm. Kanadaja po ashtu ka filluar t’i heqë kufizimet e vendosur për shkak të pandemisë COVID-19 në disa provinca. 
 
GYLTENE SINANI