Maqedoni
Gir: Inkurajuese zhvillimet mes RMV-së dhe Bullgarisë
10.02.2022 17:05
Euroambasadori, Dejvid Gir, përshëndet zhvillimet e fundit në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë...

Euroambasadori, Dejvid Gir, përshëndet zhvillimet e fundit në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Sipas tij ato janë zhvillime pozitive dhe inkurajuese për tejkalimin e dallimeve mes dy shteteve fqinje, gjë që do të mundësonte hapjen e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
“Ne gjithmonë kemi bërë thirrje që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria të bisedojnë me qëllimin e vetëm që t’i tejkalojnë sa më shpejtë dallimet dhe t’i nisim negociatat aderuese me Maqedoninë e Veriut. Ajo që pamë javëve të kaluara është inkurajuese dhe përshëndesim përpjekjet nga të dyja anët të cilat rezultojnë në hapjen e negociatave aderuese sa më parë. Megjithatë, deri sa të ndodh kjo gjë, mendoj se është shumë e nevojshme që të gjithë pjesëmarrësit të fokusohen në procesin e reformave dhe implementimin e tyre, që gjë do ta afrojë vendin drejt BE-së.”,- deklaroi ambasadori i BE-së, Dejvid Gir.
Euro ambasadori thekson se derisa vendi pret fillimin e bisedimeve me BE-në është e rëndësishme të avancohen reformat sepse sa më shpejtë të ecë implementimi i tyre, aq më e shkurt do të jetë rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së.
Gir këto komente i ka bërë në Manastir ku mes tjerash ka theksuar edhe çështjen e nivelit të lartë të ndotjes, që e shkakton Feronikli.
LEUNORA KALIQI
