MPB: Shoferi i Besimit shkaktoi aksident para qeverisë
Shoferi i ministrit të financave, Fatmir Besimi, ka shkaktuar aksidentin para Qeverisë...

Shoferi i ministrit të financave, Fatmir Besimi, ka shkaktuar aksidentin para Qeverisë, prandaj MPB ka ngritur padi penale.
Siç bën të ditur Ministria e Punëve të Brendshme është ngritur padi penale ndaj J. B., 38 veç, nga Shkupi, pasi i njëjti, duke mos ndaluar në semaforin e kuq, ka shkaktuar aksident te udhëkryqin para Qeverisë, më 7 shkurt 2022 rreth orës 19:15, me veturën “Pezho” me targa të Shkupit, duke goditur veturën “Kia”, që drejtohej nga A. T. 36 vjeç nga Shkupi, i cili nga goditja e ka ndryshuar kahjen dhe ka goditur në veturën “Fiat” që drejtohej nga D. P. 45 vjeç nga Shkupi.
Në aksident lëndime ka pësuar J. B. dhe bashkudhëtari në veturën “Shkoda”, B. L. të moshës 35-vjeç nga Shkupi, të cilët me veturën e Ndihmës së Shpejtë janë dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Me veturën “Pezho” që ka shkaktuar aksidentin po udhëtonin ministrat, Fatmir Besimi dhe Kreshnik Bekteshi.
