Maqedoni

Kovid-19, 28 të vdekur e 1409 të infektuar

10.02.2022 17:43

Sërish vendi regjistron numër të lartë të personave të vdekur nga Kovid-19...

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar edhe për 28 të vdekur.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 18 persona, ndërsa nga “Termini im” njoftohet edhe për 10 të vdekur nga 31 janari deri më 7 shkurt.

Po ashtu nga 3.824 të testuar, 1.409 kanë rezultuar pozitiv, përfshirë 206 reinfektime.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 1.455 të shëruar.  Aktualisht në vend ka gjithsej 11.665 të infektuar.