Botë

Stërvitjet ushtarake Rusi-Bjellorusi, Ukraina i sheh si presion psikologjik

10.02.2022 18:25

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka quajtur “presion psikologjik” stërvitjet e përbashkëta ushtarake ndërmjet Rusisë dhe Bjellorusisë...

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka quajtur “presion psikologjik” stërvitjet e përbashkëta ushtarake ndërmjet Rusisë dhe Bjellorusisë. “Grumbullimi i forcave në kufi është presion psikologjik nga fqinjët tanë”, tha Zelensky përmes një deklarate për shtyp.

“Sot kemi mjaft forca për të mbrojtur vendin tonë me nder”, shtoi ai. Ushtrimet që do të zgjasin dhjetë ditë, do të zhvillohen përgjatë kufirit ndërmjet Ukrainës dhe Bjellorusisë. Rreth 30 mijë trupa ushtarake ruse pritet të marrin pjesë në këto stërvitje. Rusia mohon se ka plane që ta sulmojë Ukrainën, por u bën thirrje Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve që të mos e pranojnë Ukrainën në NATO.

Po ashtu, Kremlini kërkon që aleanca ushtarake NATO të mos zgjerohet drejt lindjes. Por, perëndimi i ka bërë thirrje Rusisë që të tërheqë më shumë se 100,000 trupat që ka stacionuar pranë Ukrainës, si dhe e ka paralajmëruar për pasoja nëse Moska tenton ta pushtojë Ukrainën.