Futboll
Allegri këmbëngul për Shaqirin
27.12.2014 14:59
Juventusi duke se është i vendosur që ta blejë mesfushorin shqiptar të Bayern Munich, Xherdan Shaqiri...

Sipas ‘Tuttosport’, trajneri i kampionëve në fuqi të Italisë, Massimiliano Allegri seriozisht dëshiron që në Torino ta sjell reprezentuesin shqiptar të Zvicrës.
Mesfushori shqiptar nuk po gjen hapësirë në skuadrën e Pep Guardiolas, dhe sipas të gjitha gjasave, Shaqiri gjatë dimrit do të largohet nga ‘Alianz Arena’, edhe pse Guardiola pak ditë më parë deklaroi se 23 vjeçari nuk do të largohet nga ‘bavarezët’.
Ish ylli i Baselit tek Bayerni ishte transferuar për shifrën rreth 12 milionë euro. Shaqiri me kampionët e Gjermanisë ka kontratë deri në verën e vitit 2016, por duket se ndarja mes lojtarit dhe Bayernit do të ndodh në afatin e janarit.
Juventusi është një nga destinacionet me të mundshme për Shaqirin, i cili kërkohet edhe nga Wolfsburg, Liverpool, Monaco dhe Valencia.
