Botë
Covid-19 në Shqipëri: 604 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit
10.02.2022 19:34
Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit në vendin tonë...

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit në vendin tonë, ndërsa njofton se pas kryerjes së 2962 testimeve kanë rezultuar pozitivë 604 qytetarë.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësore tre persona nuk kanë mundur ti mbijetojnë virusit vdekjeprurës, një qytetar nga Durrësi 65 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 71- 76 vjeç.
Në spitalet Covid po marrin trajtim 124 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.
Në të gjithë vendin janë 10,636 pacientë aktivë me COVID 19, ndërsa janë shëruar 1505 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 252,982 që nga fillimi i epidemisë.
Në 24 orët e fundit janë kryer 2962 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 604 qytetarë, në këto bashki:
222 në Tiranë, 33 në Berat, 30 në Sarandë, 27 në Fier, 26 në Durrës, 25 në Lushnje, 24 në Vlorë, 23 në Gjirokastër, 21 në Shkodër, 12 në Elbasan, 11 në Krujë, 10 në Kuçovë, 9 në Kamëz, 8 në Mallakastër, nga 7 qytetarë në Peqin, Vorë, nga 6 qytetarë në Vau i Dejës, Patos, Poliçan, nga 5 qytetarë në Dropull, Delvinë, Divjakë, Kavajë, Kurbin, Korçë, nga 4 qytetarë në Mirditë, Mat, Tepelenë, Pogradec, Devoll, Gramsh, nga 3 qytetarë në Prrenjas, Dimal, Shijak, Lezhë, Malësi e Madhe, nga 2 qytetarë në Kukës, Roskovec, Libohovë, Përmet, Memaliaj, Maliq, Skrapar, nga 1 qytetar në Finiq, Konispol, Himarë, Bulqizë, Dibër, Tropojë, Has, Pukë.
Statistika (10 Shkurt 2022): Raste të reja ditore 604; Të shëruar në 24 orë 1505; Të shtruar në spitale 124; Humbje jete në 24 orë 3; Testime ditore 2962; Testime totale 1,704,867; Raste pozitive 267,020; Raste të shëruara 252,982; Raste Aktive 10,636; Humbje jete 3,402
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 3651; Fier 1414; Shkodër 1014; Vlorë 916; Gjirokastër 801; Elbasan 750; Berat 684; Lezhë 453; Korçë 362; Durrës 290; Kukës 233; Dibër 68./Top Channel
