Maqedoni

Parashikimi i motit

11.02.2022 09:01

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot me diell...

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot me diell dhe relativisht të ngrohtë. Paradite nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës ose vranësira të ulëta. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm. 
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5°C deri 1°C, ndërsa ajo maksimale prej 10°C deri 16°C.
 
Edhe në Shkup moti do të jetë i ngjashëm me temperatura minimale deri në -1°C ndërsa temperatura maksimale do të jetë 11°C.
 
Gjatë fundjavës pritet mot i ndryshueshëm dhe me vranësira. Pritet të ketë reshje lokale të shiut në pjesën lindore të vendit, kurse në pjesët malore prten edhe reshje të borës.