Botë
I ftohti i madh kaplon Evropën
27.12.2014 15:02
Vala e vertete e acarit e ketij dimri pritej pikerisht pas Krishtlindjeve...

Per britaniket, keto Krishtindje ishin me te ngrohta se mesatarja. Por vetem nje dite me vone, termometri shenoi ulje te menjehershme dhe mengjesin e sotëm, pjese te tera te vendit ishin zbardhur krejtesisht nga bora. Debora detyroi autoritetet te mbyllnin aeroportin e Liverpulit.
Avionet nga Malta, Berlini dhe Bukureshti u devijuan per ne Mançester, ndersa njeri u kthye mbrapsht. Zedhenesi i aeroportit sqaroi se pistat jane mbuluar nga bora e akulli dhe po perpiqen t`i pastrojne.
Per ngrica e thëllim pergatitet dhe veriu i Italise. Nje plan emergjence eshte ne fuqi per te gjitha komunat e Lombardise qe rrezikohen me shume nga fronti polar.
Perkeqesimi i motit pritet te jete i menjehershem ne keto zona e te tjera, duke shkaktuar me se pari ne nje kaos te trafikut, pa llogaritur pastaj edhe nderprerjet e furnizimit me energji elektrike apo renien e linjave te telefonit.
Ne Milano eshte vendosur te mbahen hapur qendrat per te pastrehet, si dhe te shtohet numri i shtreterve. Vitin e kaluar, numri i personave te sistemuar kesisoj ne kulmin e te ftohtit, ishte 2.700.
