Maqedoni
Shkup, 269 kundërvajtje në komunikacion, 81 sanksione për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët
11.02.2022 09:23
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 269 sanksione.
Gjashtëdhjetë sanksione janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, njëzet gjoba për mosdhënie të përparësisë së kalimit këmbësorëve dhe tetëdhjet e një sanksione për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët.
Poashtu janë shqiptuar edhe dymbëdhjet masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, gjashtë sanksione për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, katër masa për automjete të paregjistruara, tre sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit dhe gjashtëdhjet e pesë gjoba për parkim në mënyrë të parregullt të automjeteve.
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
