Maqedoni

Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, realizohet fluturimi i parë Sofje-Shkup

11.02.2022 10:15

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit sot ateron aeroplani GullivAir...

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit sot ateron aeroplani GullivAir, i shoqëruar nga ministrat e Transportit dhe Lidhjeve te  Bullgarisë dhe maqedonisë së veriut , Nikolai Sabev dhe Blagoj Boçvarski, të cilët u takuan dje në Sofje. 
 
Në një takim në Klubin e deputetëve së bashku me operatorët turistikë të vendit dhe përfaqësuesit e Agjencisë së Aviacionit Civil do të vlerësojnë mundësinë dhe do të merren vesh për detajet se si kjo linjë ajrore nga muaji mars të bëhet praktikë e rregullt në linjën Sofje - Shkup. Ministri i transportit, Bllagoja Boçvarski dhe ai i pushtetit lokale, Goran Milevski me homologët bullgar si pjesë e grupeve të punës mes dy vendeve, knë qëndruar dje në Sofje, dhe po punojnë në avansimin e transportit, lidhjen infrastrukturore mes dy vendeve, energjetikën si dhe politikën rajnale.
 
“Kjo linjë duhet të funksionojë pa subvencione dhe të ketë logjikë biznesi. Ideja është që të lidhet ajo linjë ajrore me një destinacion të tretë, dhe kjo është arsyeja pse presim të dëgjojmë sugjerime nga operatorët turistikë në takimin e sotëm - cili destinacion i tretë është më i interesuar. Ka pasur shumë pyetje këto ditë - a ia vlen ajo linjë ajrore, a është e nevojshme? Është e nevojshme, gjithmonë duhet të ketë më shumë mundësi për qytetarët”, tha Boçvarski.